Ekspedita e Struga Trim Lum tash e tri ditë ndodhet në Antalia, ku po punon në fazën kryesore të përgatitjeve aktuale.
Kampionia e vjeshtës në LPFM është mposhtur dje në ndeshjen e parë të serisë miqësore me rezultat 1:2 ndaj Lokomotiv Tashkentit.
Skuadra e strategut Srxhan Zaharievski nesër do të përballet me skuadrën e Krivbas nga Ukraina.
E reja është se ata kanë planifikuar një miqësore për 1 shkurt me Helsingor, një ekip nga Danimarka.
Ndërsa, kontrollueset tjera do të luhen kundër Vejle (Danimarkë) më 29 janar dhe Petrocub (Moldavi) më 4 shkurt.