Nicolo Zaniolo është në merkato pas krisjes së raporteve me Romën.
Alternativat për kryeqytetasit nuk janë të shumta pasi aktualisht në garë për shërbimet e Zaniolos është vetëm Bournemouth në Premier League.
Edhe Milan që dukej sikur e kishte seriozisht për italianin, është tërhequr.
Kjo sepse kuqezinjtë nuk mund të kënaqin interesat ekonomike të Romës dhe drejtori i kuqezinjve Massara njoftoi kolegun e tij Pinto se nuk do të prezantojnë ofertë për Zaniolon.
Nga ana tjetër, Bournemouth ofron 30 milionë euro plus pesë të tjera në formën e bonuseve.
Një ofertë që shkon në interes të Romës, por jo lojtarit. Zaniolo kërkon një klub më prestigjioz dhe të aftë për të konkurruar denjësisht në kompeticionet ku merr pjesë.