Nuk kanë të sosur telashet për Noel Le Graet, president i Federatës Franceze të Futbollit, i pezulluar deri në publikimin e auditimit të porositur nga Ministria e Sportit.
Florence Hardouin, menaxhere e përgjithshme e Federatës së Futbollit të Francës, e pezulluar nga detyra si masë paraprake, i dërgoi një deklaratë gazetës prestigjioze “Le Monde”, në të cilën specifikonte se kjo dispozitë lidhet drejtpërdrejt me zbulimet që ajo dyshohet se ka bërë për vetë Le Graet:
“Shkarkimi i zonjës Hardouin vjen dyzet e tetë orë pasi ajo u besoi disa njerëzve aktet e “ngacmimeve seksuale dhe morale” që ajo pësoi nga z. Le Great.
Ajo kurrë nuk zbuloi se çfarë vuajti për disa vite për të mbrojtur institucionin, familjen dhe pozicionin e saj”, – tha zëdhënësja Dominique Rouch.