Barcelona po planifikon të bëjë një marrëveshje për anësorin e tyre, Ousmane Dembele, sipas mediumit spanjoll “Sport”.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka qenë gjithmonë një pikë shqetësimi për skuadrën spanjolle që nga ardhja e tij nga Gjermania, për shkak të lëndimeve të tij.
Por që kur Xavi mori drejtimin e skuadrës, Dembele ka justifikuar çmimin prej miliona dollarësh që klubi i pagoi BVB-së.
Dhe me marrëveshjen e tij aktuale që përfundon në vitin 2024, gjigantët katalanas po kërkojnë t’i hapin bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Në anën tjetër, për sulmuesin francez po “lufton” PSG-ja, duke pasur parasysh se klauzola e tij e lirimit është vetëm 50 milionë euro.