Flamurtari bën merkaton në Kosovë.
Klubi vlonjat është padyshim më aktivi në këtë merkato dimri, duke vijuar të zyrtarizojë futbollistë me synimin për t’u përforcuar dhe për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.
Së fundi Flamurtari ka prezantuar dy futbollistë krahu, që vijnë nga futbolli Kosovar dhe janë të rinj të talentuar e të gatshëm për të shpërthyer në futbollin shqiptar.
I pari është Bardh Bylykbashi, një mesfushori krahu 22-vjeçar, që vjen nga Flamurtari i Prishtinës dhe është gati të tregojë cilësitë e tij edhe te kuqezinjtë e Vlorës.
Tjetri është Ermal Vitija, mbrojtës i majtë 22-vjeçar, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Prishtinës dhe së fundi Dukagjinit, në Superligën e Kosovës.