Arbitri i vitit 2022 është shpallur Juxhin Xhaja.
32-vjeçari është një nga arbitrat më të spikatur për shkak se është angazhuar në një numër të konsiderueshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Xhaja është angazhim të vazhdueshëm në kompeticionet e UEFA-s si gjyqtari i parë dhe i katërt. Xhaja prej disa vitesh mban stemën e FIFA-s, ndërkohë së fundmi ai është certifikuar dhe si gjyqtar i sistemit VAR.
“Ndihem shumë i vlerësuar, është një motiv për të arritur më shumë në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare.
Dua të falënderoj Komitetin e Arbitrave, të gjithë kolegët e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë”, deklaroi fituesi.