Këpuca e Artë, sulmuesi nga Mali “mund” futbollistin e kombëtares shqiptare!
Gara për Këpucën e Artë të sezonit të shkuar u vendos vetëm në javët e fundit. Saliou Guindo u shpall “Këpuca e Artë” për sezonin 2021/2022.
Sulmuesi i Laçit mposhti, Taulant Seferin, i cili shënoi po të njëjtën kuotë golash 19, por diferencën e bëri numri i ndeshjeve të luajtur..
Guindo ka luajtur në total 33 ndeshje, ndërsa Seferi 34.26-vjeçari, falë paraqitjeve të mira u transferua në Arabinë Saudite me ekipin e Dibba Al Fujairah, por aventura e tij zgjati shumë pak dhe në merkaton e janarit u rikthyer përsëri te Laçi.