Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e fundit miqësore në Antalya të Turqisë.
Skuadra e Prishtinës është përballur me ekipin bullgar Lokomotiv Plovdiv të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1.
Ka qenë një ndeshje e veçantë pasi gol ka shënuar edhe portieri i Prishtinës, Ardit Nika.
Nika realizoi nga porta në portë në minutën e 19-të të ndeshjes.
Prishtina vazhdoi dominimin në pjesë e parë, ku dy golat tjerë i realizoi Endrit Krasniqi në minutat 36 dhe 45+1.
Ndërkohë mysafirët golin e vetëm e shënuan 15 minuta para fundit të ndeshjes.