Mes një sërë emrash që janë në skadencë kontrate, Interi duket se e ka përzgjedhur të parin për të mos e lejuar të largohet në qershor.
Bëhet fjalë për Mateo Darmianin, veteranin e mbrojtjes zikaltër, që është gati të zgjasë kontratën të paktën edhe për një tjetër vit.
Klubi i ka propozuar italianit rinovimin deri në 2024-ën me opsionin edhe për një tjetër vit, me 33-vjeçarin që ka rënë dakord edhe për reduktimin e pagës aktuale prej 3.2 milionë eurosh.
Ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi, Darmiani po merr gjithmonë e më shumë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Inzagit, aty ku është kthyer në një siguri në të djathtë, sidomos në një kohë që Dumfris nuk jep më garanci.