Ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Futboll

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:48
Carlo Tavecchio

Futbolli italian në zi.

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare Carlo Tavecchio, ish-president i Federatës Italiane të Futbollit nga viti 2014 deri në 2017.

Ai mbante detyrën e president i LND Lombardia (Komiteti Rajonal i Amatorëve) për dy vjet, komiteti rajonal i amatorëve.

Tavecchio dha dorëheqjen nga posti i lartë në Federatën Italiane në vitin 2017 pasi të kaltrit, nën drejtimin e Gian Piero Venturës nuk arritën të kualifikoheshin në finalet e Kupës së Botës “Francë 2018”.

“Është një ditë e zezë sepse një mik është larguar. Ai ka shkuar në një vend ku dikush është gjithmonë i pranishëm dhe ku një ditë do të takohemi përsëri”, reagoi ministri për sportin dhe të rinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat