Kieran Trippier ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij me Newcastle United të premten.
“Jam absolutisht i kënaqur që kam zgjatur kontratën time këtu.
Kam shumë falënderime për menaxherin, pronarët, tifozët dhe shokët e skuadrës. Mendoj se po luaj futbollin më të mirë të karrierës sime këtu te Newcastle.
Është një e ardhme e ndritur përpara”, ka thënë Trippier.
Marrëveshja e re mbanë mbrojtësin në klub deri në verën e vitit 2025.