Interi do të përballë sot Cremonesen në transfertë duke ditur që duhet të kthejë faqe pas asaj humbjeje me Empolin, si një mënyrë edhe për të shkuar në derbin e së dielës së ardhshme me më pak presion mbi shpatulla.
Në vigjilje të sfidës, Simone Inzaghi ka treguar se skuadra e tij është gati për t’u rikthyer te fitorja, duke analizuar edhe momentin e Interit dhe kundërshtarit.
Ndeshja e dytë në kampionat brenda pak ditësh.
Është një mundësi për t’u ringritur menjëherë pas Empolit?
Absolutisht po, për fatin tonë të mirë do të kthehemi menjëherë në fushë. Jam i bindur se ekipi im ka një dëshirë të madhe për hakmarrje pas ndeshjes kundër Empolit.
Pas ndryshimit në stol, Cremonece ka bërë paraqitje të mira: si përballeni me një kundërshtar kaq luftarak dhe të sigurt?
Përballë është një kundërshtar që ka luajtur disa ndeshje të mira gjatë kampionatit, për shembull kundër Milanit, Napolit dhe Juventusit në shtëpi.
Tani trajneri ka ndryshuar, një trajner që është shumë i përgatitur, ai gjithmonë arrin ta bëjë skuadrën të japë më tepër. Arritën të kualifikoheshin në fazën tjetër të Kupës së Italisë në “Maradona” dhe gjithashtu patën një ndeshje të mirë në Bolonja. Janë në një moment të shkëlqyer.