Kampionët e Bundesligës ende nuk e kanë shijuar suksesin e parë në këtë vit të ri kalendarik, pavarësisht se kanë pasur shansin në dy përballjet me kundërshtarë larg nivelit dhe pretendimeve të tyre.
Ndonëse situata dhe fryma jo fort pozitive te “rekordmenët”, Nagelsman ka dashur të jetë i qetë dhe i duruar në lidhje me takimin e sotëm.
”Eintrahti ka cilësi të jashtëzakonshme dhe kjo dëshmohet lehtë mbi gjendjen e tyre pas 17 javëve. Pozicioni mes pretendentëve u jep të drejtë të vijnë me qëllime të qarta. Çdo repart i tyre ka gur të rëndë në përbërje, çka sinjalizon se sot na pret një ndeshje e madhe.
Sigurisht Kolo Muani me Gëcen do të mbartin peshën e përgjegjësisë nga kampi i tyre. Pres takim mjaft intensiv dhe të dyluftuar. Shpresoj se kjo do të jetë sfida e kthesës në konkretizimin e rasteve, pasi shanset nuk kanë munguar nga ana jonë”.
”Serzh e pati mundësinë ndaj Këlnit për të demonstruar aftësitë prej një vrastari në zonë, por që nuk ia doli dhe kjo do të thotë se me shumë gjasa roli i titullarit do t’i kalojë dikujt tjetër.
Arsyeja e zëvendësimit në ndeshjen e fundit nuk lidhet me faktorë jashtë fushës.
Ndërsa mbi Mylerin do të më duhet ende kohë të marr vendimin final nëse do të jetë në organikën startuese”, tha Julian. FORMACIONI-Gorecka e ka të pamundur aktualisht, çka do t’ia kalojë minutazhin Rajan Gravenberkut. Gjendja e mirë fizike e holandezit më ka bindur rreth kësaj zgjedhjeje, ashtu si edhe startimi me Komanin nga krahët”, përfundoi Nagelsman.