Nuk kanë të ndalur paratë e shpenzuara nga Bohli, Çelsi transferon edhe mbrojtësin francez!
Tod Bohli vazhdon të shpenzojë para dhe këtë e ka treguar në dy merkatot e fundit me Çelsin.
Siç bëjnë me dije mediat, “Blutë” e Londrës kanë transferuar edhe mbrojtësin francez, Malo Gusto nga Olimpik Lioni për 30 milionë euro.
Gjithsesi ai nuk do të bashkohet me skuadrën në janar, por do të luajë si i huazuar te skuadra franceze dhe pritet të veshë fanellën e Çelsit në verë.