Torino humbjen e sigurt e shndërroi në barazim (2:2) në finish të takimit në përballje me Empolin.
Deri në minutën e 82-të, Empoli ishte në epërsi me rezultat 2:0 por mysafirët për tre minuta barazuan.
Për Empolin shënuan Luperto (47'), Marin (69') dhe për Torinon realizuan Ricci (82') e Sanabria (85').
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar për Torinon dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa ai i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u aktivizua nga minuta e 72-të për Empolin.
Bajrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të.
Pas javës së 20-të, Empoli zë vendin e dhjetë me 26 pikë dhe Torino është në të tetin me 27.