Barcelona kthehet me tre pikë nga Girona 

Futboll

Barcelona kthehet me tre pikë nga Girona 

Nga: K. G. Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:12
Barcelona

Barcelona ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Girona-s.

Vendasit u munduan deri në fund por në minutën e fundit lëshuan një rast ideal përmes Ivan Martin (87’).

Në minutën e 61-të, Pedri ka shënuar për fitoren e Barcelonës, pas një reagimi jo të duhur edhe të portierit vendas.

Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 47 pikë ka një ndeshje dhe 6 pikë. më shumë se Reali dhe Girona renditet në vend të 12-të me 21.

Ndeshjen e përcollën 13.402 shikues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat