Egnatia ka rikthyer Edlir Tetovën në stol. Humbja 1-2 me Kukësin solli përfundimin e aventurës rrogozhinase për Shpëtim Duron.
Presidenti Agim Demrozi nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur të rikthejë Tetovën në pankinën e skuadrës.
39-vjeçari nisi sezonin 2022/2023 si trajneri i Egnatias, post që e mbajti deri më 15 tetor. Ai mori drejtimin e Lushnjes më pas për një periudhë një mujore.
Më 8 janar u rikthye në Rrogozhinë si drejtor sportiv, ndërkohë që tani ka nisur aventurën e dytë si trajneri i Egnatias.
Tetova ka drejtuar seancën e sotme stërvitore, ndërkohë që me anë të një postimin në rrjetet sociale klubi i Superiores zyrtarizon rikthimin e Tetovës.
Skuadra nga Rrogozhina ndan vendin e katërt në renditje bashkë me Erzenin. Sfida e radhës në kampionat do të zhvillohet të hënën përballë Partizanit në kryeqytet.