Son Heung-Min kaloi Spurs në avantazh në minutën e 50’.
Sulmuesi nga Korea e Jugut tundi rrjetën kundërshtare nëpëmjet një goditjeje të bukur me të majtën.
Son nuk u ndal dhe në minutën e 69’ realizoi edhe golin e dytë personal.
30-vjeçari mori një asist me finte nga Ivan Perishiq, u rrotullua bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Tri minuta përpara fundit pati festë edhe për Arnaut Danjuma. 25-vjeçari i kombëtares holandeze, gjeti golin e parë me Tottenhamit, ekip ku u transferua ditë më parë nga Villareali.