Emri i Nedim Bajramit ka filluar të qarkullojë përsëri në mediat italiane si një lojtar i cili mund të ndryshojë skuadër gjatë janarit.
Fantazisti ka filluar të kthehet në formën e tij më të mirë, ndonëse nuk po luan titullar te Empoli.
Por ndryshe nga dritaret e tjera të merkatos, në këtë klub tani mendojnë të mbajnë futbollistin shqiptar.
Këtë e ka shprehur hapur sot trajneri Paolo Zanetti pas sfidës që Empoli barazoi me shifrat 2-2 ndaj Sampdorias.
“Bajrami është i rëndësishëm ashtu siç janë lojtarë të tjerë.
Merkato e ynë është e orientuar për të ruajtur grupin. Ai është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë asiste dhe gjëra të rëndësishme.
Mua më intereson shumë që të gjithë të kenë brenda vetes konceptin e skuadrës”, theksoi trajneri i Empolit.