Atalanta shënoi nga një gol për pjesë dhe siguroi fitoren e radhës në Serie A.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit mposhti 2:0 Sampdorian dhe përkohësisht ndan vendin e tretë me Milanin, por me një ndeshje më shumë se kampionat.
Berat Gjimshiti e nisi takimin si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Sfida u zhbllokua në minutën e 42’ nga danezi Joakim Maehle, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Hans Hateboer.
Më pas Ademola Lookman “show”. Sulmuesi nigerian realizoi një gol të bukur në minutën e 57’, i 12-ti në Serie A. Më shumë se Lookman ka shënuar vetëm Osimhen i Napolit (13).