Simone Inzaghi nuk i pranon zërat që diskutojnë se Interi është në krizë.
Ai mendon se trofetë e fituar në këto vite me zikaltrit e bëjnë pikërisht skuadrën e tij protagoniste e si rrjedhojë edhe shumë të diskutuar.
“Duhet të jem i sinqertë, dëgjoj pak dhe flas shumë me lojtarët e mi. Mundohem të lë jashtë çdo që ndodh.
Është normale që të flitet shumë për Interin, prej një viti e gjysmë fitojmë trofe.
Por është normale gjithmonë të marrësh kritika pasi drejton Interin, pastaj është në dorën time të kuptoj nëse ato vijnë nga një person i kthjellët apo jo.
Jam në futboll prej shumë vitesh dhe e di mirë çfarë ndodh. E rëndësishme është të kesh besim te djemtë dhe të tifozët që edhe sot ishin fantastikë”, theksoi ai pas sfidës kur e pyetën për kritikat që merrte pasi Interi përsëri nuk duket se do të fitojë titullin kampion.