Ende në kërkim të gëzimit të parë me fanellën e re të Al Nassr, Cristiano Ronaldo duket se tashmë e ka të përcaktuar fatin e tij.
Edhe pse sapo ka nënshkruar kontratë me klubin arab, trajneri i tij, Rudi Garcia, ka folur se çfarë do të bëjë pesë herë fituesi i Topit të Artë pas kësaj eksperience.
Siç raporton GOAL, në fakt, ish-trajneri i Roma-s ka shpjeguar se si karriera e portugezit nuk do të ndalet pas përfundimit të aventurës së tij në Al Nassr: “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk do ta mbyllë karrierën e tij në ‘Al. Nassr, por ai do të kthehet në Europë”.
Fjalë që bien ndesh pak me atë që ka thënë i interesuari gjatë prezantimit të tij në Arabi: “Në Europë puna ime ka mbaruar, kam fituar gjithçka. Jam i lumtur që kam marrë këtë vendim në jetën time”.
Mbete për të kuptuar në këtë pikë se cilat klube mund të bëjnë për CR7. U fol për Newcastle, por s;duhet harruar dashuria e parë të madhe: Sportingu i Lisbonës.