Arsenali bën ofertën e dytë për Caicedon!
Arsenali ka dorëzuar një ofertë të dytë për Moises Caicedo prej 60 milionë funtesh plus 10 milionë funte shtesë, por Brighton do ta refuzojë ofertën, pasi që kërkojnë 80 milionë funte për mesfushorin e tyre.
Caicedo qëndroi larg stërvitjes së Brighton të shtunën, ndërsa përpiqet të detyrojë një lëvizje te Arsenal ose Chelsea.
Reprezentuesi i Ekuadorit iu lut Brighton që ta linte të largohej në një mesazh në Instagram të premten mbrëma pasi Sportsmail raportoi se ai po konsideronte të dorëzonte një kërkesë për transferim.