Ndarja nga jeta e ish-drejtuesit të futbollit italian, reagimi i Dukës

Futboll

Ndarja nga jeta e ish-drejtuesit të futbollit italian, reagimi i Dukës

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:31
Carlo Tavecchio

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Kreu i FSHF-së kujtoi se ka pasur bashkëpunim dhe ruan konsideratat më të larta për ish-drejtuesit e lartë të futbollit italian.

Postimi i Dukës:

“Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio na ka pikëlluar shumë.

Kam pasur mundësi të njihem e të bashkëpunoj me të gjatë periudhës 2014-2018 kur ai drejtoi Federatën Italiane dhe ruaj konsideratat më të larta për vlerat dhe kontributin që ai i ka dhënë futbollit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tavecchio, miqve të tij, Federatës Italiane të Futbollit për këtë humbje të madhe.

Do të mbahet mend gjithmonë si një mik i mirë i futbollit shqiptar. Prehu në paqe Carlo!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat