Herët a vonë duhej të ndodhte: Gerard Pique e humbi durimin dhe u tërhoq zvarrë në një sherr në rrjetet sociale për shkak të thashethemeve të vazhdueshme për trekëndëshin me ish-partneren e tij Shakira dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Martì.
“Armiku” i tij i betuar është gazetari spanjoll, Jordi Martin, i cili shpërndan lajme pas lajmesh për jetën private të ish-futbollistit të Barcelona-s. Ishte ai që përhapi thashethemet se marrëdhënia mes Piqué dhe Clara-s ishte tashmë në krizë, pasi ajo i dha besueshmëri mesazhit që përmbante kënga e fundit e Shakirës, sipas të cilit mbrojtësi katalanas ishte përpjekur të rikthehej me kolumbianen:
“Nuk do të kthehem më tek ti edhe sikur të qash e të më lutesh”, thuhet në tekstin e pjesës. Ashtu siç Martin kishte zbuluar gjithmonë tradhtinë e pretenduar ndaj partneres së tij të re me Julia Puig Gali, një avokate 25-vjeçare dhe kushërirë e Riqui Puig, ish-shokut të skuadrës së Pique te Barcelona.
“A e njihni Gerard-in? Atëherë mos u habisni nëse Shakira po e sulmon”, ka shkruar gazetari në një storie në Instagram, duke postuar profilin e avokates dhe duke i bërë tag Piqué.
Armiqësia mes të dyve është e kahershme, megjithatë, duke qenë se qershorin e kaluar ata ishin përplasur në aeroport pas një ndjekjeje rrugore në të cilën gazetari kishin kapur ish-lojtarin e kombëtares spanjolle, i cili ishte me dy fëmijët e tij Milan dhe Sasha. Në atë rrethanë, Pique do ta kishte hedhur në tokë celularin e Martinit dhe do ta kishte fyer.
Megjithatë, pika kulmore ishte një postim i Martinit në Twitter që nuk lidhej drejtpërdrejt me lidhjet e dashurisë së Pique. Gazetari ka postuar një screenshot të atyre që lexojnë historitë e tij në Instagram dhe mes profileve ka qenë edhe ai i Piqué. “Shoku im më i mirë po më shikon”, ka shkruar ai. Gerard nuk humbi kohë për t’u përgjigjur:
“Hiq dorë nga droga, kokaina të ngatërron shumë”.
Për të cilën Martin iu kundërpërgjigj: “Shpresoj që ta provoni para një gjyqtari”.
Një mesazh që u fshi më vonë, duke qenë se Pique e goditi dhe e fundosi duke postuar një intervistë të vjetër në të cilën vetë gazetari spanjoll pranoi se kishte pasur probleme me kokainën:
“Kalova shumë keq, konsumoja 4 gramë në ditë”. Më pas ai tha gjithashtu se kishte kaluar nëntë muaj i shtruar në një qendër detoksifikimi. Pique ka ruajtur gjithçka dhe e nxjerr kur i duhet: një ndërhyrje e ngjashme me ato që bënte ndaj kundërshtarëve në fushë.