Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, kokulur la lëshuar fushën në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’.
Milani turpërohet si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 5:2 nga Sassuolo.
Katër gola bie në pjesën e parë (1:3) por në pjesën e dytë u shënuan vetëm tre.
Trajneri i Milanit, PIoli, është me dhimbje koke, duket se është dorëzuar edhe në luftë për mbrojtjen e titullit.
Për Sassuolon shënuan Defrel (19'), Frattesi (21'), Barardi (30'), Lauriente (47'), Matheus Henrique (79’) dhe për Milanin realizoi Giroud (24') e Origi (81’).
Sassuolo edhe një herë u tregua “macja e zezë” për Milanin.
Milani renditet të katërt me 38 pikë, një ndeshje me pak dhe 12 pikë me pak se lideri Napoli dhe Sassoolo renditet në vend të 16-të me 20 sosh pas 20 jave të luajtura në Serie A.