Tirana ka marrë 100 mijë euro më pak Redon Xhixhën

Futboll

Tirana ka marrë 100 mijë euro më pak Redon Xhixhën

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:00
Redon Xhixha

Redon Xhixha dhe Xhuliano Skuka ishin dy sulmuesit më të mirë në këtë gjysmë sezoni për Superioren.

Këta futbollistë janë larguar drejt Karabak dhe Metz, për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre.

Në media u përfol se Tirana ka përfituar 550 mijë euro nga largimi i Xhixhës.

Por një media në Azerbajxhan, “Sportinfo.az”, raporton me burime nga klubi se informacioni i publikuar edhe nga “Transfermarkt” nuk pasqyron të vërtetën pasi Karabak do të derdh 450.000 euro në llogarinë e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat