Juventus është kthyer në fushë për javën e 20-të të Serisë A. Vendimi i penalizimit me 15 pikë ka tronditur bardhezinjtë, që tani kanë një rrugë shumë të vështirë për t’u ngjitur në zonën e kompeticioneve europiane në renditje.
Skuadra e Massimiliano Allegri-t është në vendin e 11-të me 23 pikë, shumë larg zonës europiane të kalisifkimit dhe pasditen e sotme pret në shtëpi Monza-n e Galliani-t dhe Berlusconi-t.
Pjesa e parë nuk ka shkuar aspak mirë për bardhezinjtë, që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh 2-0. Një rezultat i paimiagjinueshëm para sfidës.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 18-të nga Ciurria, i cili ka marrë një asist shumë të bukur nga Machin. Në të 39-ën ka ardhur edhe goli i dytë për miqtë, i shënuar nga Mota.