Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, po tregon lojëra gjithnjë e më të mira në fanellën e St. Paulit të Hamburgut.
St. Pauli në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Nurnberg-ut, më takimin e javës së 18-të të Bundesliga II.
Paçarada është nder hisedarët e kësaj fitore, duke asistuar në minutën e 33-të, ndërsa futbollisti Jakov Mediç realizon në portën rivale.
Jakov Mediç i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9, ndërsa Paçarada u vlerësua me 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Duhet theksuar se nga vera e ardhshme Paçarada do të luajë për Koln-in në Bundesliga I.
St. Pauli është në vend të dhjetë me 20 pikë dhe Nurnberg renditet i 13-ti me 19.