Mbrojtësi Altin Bytyçi ishte autori i golit të dytë të Kukësit ndaj Tiranës.
Pas sfidës, futbollisti nga Suhareka u shpreh se kanë mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi dhe tek njëri tjetri.
Ndër të tjera, Bytyçi falenderoi tifozët që vijnë nga vendi i tij për ta mbështetur.
“Kemi mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi, por edhe tek njëri-tjetri dhe prandaj bëmë maksimumin. Punojmë jashtëzakonisht shumë në goditje standart dhe ato na sollën fitoren me dy gola.
Zakonisht unë luaj me 4, që do të thotë me 2 qendërmbrojtës dhe 2 në krah, edhe me këtë skemë është mirë.
Fakti që isha në formacionin e javës më ndihmoi që të vazhdoj përpara me motivin më të madh që kam, që të tjerët të më udhëheqin mua dhe unë ata.
Unë jam prodhim i akademisë së Kukësit, por të gjithë tifozët që më mbështesin dhe vijnë nga vende të tjera unë i falenderoj shumë”, u shpreh Bytyçi për “Oversport”.