Bylisi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat me trajnerin Naxhi Shensoi në pankinë. Pas sfidës tekniku u shfaq tepër i tensionuar pas kartonit të kuq të marrë dhe u shpreh se futbollistët kanë marrë vetëbesim dhe shpreson që të luajnë ashtu si ai do.
“Më tepër prisja me Vllazninë se me Kastriotin, sepse Vllaznia është nivel tjetër, luan më shumë dhe sot nuk prisja ndonjë lojë të mirë, por vetëm një “luftë” pasi është ishim aty aty me pikë.
Kastrioti më pëlqeu shumë se e ndërtojnë lojën nga vija e parë, futbollistët si Karakaçi, Hasani dhe Selmani luajtën shumë mirë dhe krijuan disa raste. Japonezi Doi është shumë interesant, ai erdhi dje dhe pas 12 orësh shënoi gol. Unë nuk kisha si ta fusja pasi kisha mungesa si Lajthia dhe Ruçi të cilin e ngushëlloj për humbjen e të vëllait.
Unë kam 18 vite eksperincë si trajner, dhe arbitri i katërt e shau futbollistin dhe unë i thash që nuk duhet të vepronte ashtu. Më pas ai iu tha aty: “Qiteni këtë jashtë”.
Ai s’mund të më thotë ashtu mua, sepse unë nuk jam një person ndihmës në fushë, ky është shteti i 7 ku unë punoj. Gjithsesi dua të uroj prapë Kastriotin për lojën e bërë, ne kemi fituar shumë vetëbësim. Edhe pse nuk kemi luajtur ashtu si dua unë të luajmë, kemi fituar 6 pikë.
Përsa i përket Bellait unë nuk pres që dikush të më largojë nga klubi, nëse e shoh që futbollistët nuk arrijnë të thithin gjërat që ju them dhe nuk japin rezultate atëherë largohem.
Futbollistët kanë harxhuar shumë energji këto dy sfida. Shikoni ç’ndodh në basketboll ndryshimet pasi trajnerët dhe arbitrat kanë komunikim, ndërsa në futboll s ndodh diçka e tillë”, u shpreh Shensoi për “Oversport".