Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, u paraqit titullar për Clermont-in por nuk arritën më shumë se një barazim (0:0) në duel me Nantesin.
Një ndeshje e mirë nga të dy ekipet por sulmuesit nuk u treguan efikas në sfidën e javës së 20-të të elitës së futbollit francez.
Vendasit luftuan maksimalisht por u desh të kënaqen me një pikë, pasi që hasën në rezistencë të fortë të rivalit.
Clermont zë vendin e tetë me 29 pikë e Nantes është i 13-ti me 22.