Real Madridi do të luajë sonte kundër Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” synojnë fitoren e dytë rresht për të mbajtur hapin me skuadrën që kryeson në tabelë me 47 pikë, Barcelonën. Reali ka 41 pikë në pozitën e dytë.
Në anën tjetër, Sociedadi po kalon në formë të mirë dhe drejt Madridit udhëton pas pesë fitoreve radhazi. Real Sociedadi renditet i treti në tabelë me 38 pikë.