Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2023. Verdhezinjtë fituan 0:2 në “Bay Arena” përballë Bayer Leverkusen, duke siguruar suksesin e tretë radhazi.
Karim Adeyemi kaloi Dortmundin në avantazh në minutën e 33’.
Sulmuesi i kombëtares gjermane mori një asist nga Julian Brandt dhe gjeti golin e parë sezonal në Bundesliga.
Më pas një autogol. Edmond Tapsoba shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 53’, duke i dhuruar ekipit udhëtues avantazhin e dyfishtë.
Skuadra e Terzic menaxhoi minutat e mbetura dhe në fund festoi marrjen e tri pikëve. Me triumfin e sotëm, Dortmundi është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, tri më pak se Bayerni kryesues.