Lazio ka humbur një mundësi të artë për t’u ngjitur më shumë në klasifikimin e Serisë A, teksa është ndalur në barazim 1:1 në shtëpi nga Fiorentina në ndeshjen e javës së 20 të Serisë A.
Lacialët, në radhët e të cilëve luante titullar Elseid Hysaj, gjetën golin e avantazhit që në minutën e 8 më Kasale, por më pas nuk ia dolën që të mbyllnin ndeshjen në pjesën e parë, duke menduar më shumë që të administronin rezultatin.
Kjo i dha më shumë besim Fiorentinës që gjeti barazimin në filimin e pjesës së dytë me anë të Niko Gonzalez.
Ky episod ndezi ndeshjen që u bë shumë interesante me raste në të dy krahët e fushës.
Në fund, ishte Fiorentina ajo që i shkoi më pranë fitores, por Milenkoviç goditi traversën pas zhvillimit të një goditje nga këndi.
Kështu, Laczo u desh të kënaqej me barazimin 1-1 dhe me një pikë e cila e bashkoi me Milanin dhe Atalantën në renditjen e Serisë A në një garë për Ligën e Kampioneve që është bërë shumë e ndezur.