Nje fitore e bukur per Lyon sonte ne fushen e Ajaccio ne Korsike.
Mjaftuan dy golat e Lepenant dhe Lacazzette per t’i dhene tri piket jashte fushe. Pas 20 javeve, Ajaccio është në vendin e 18-të me 15 pikë, Lyon është i nënti.
Por, kurioze ishte se tfozët e skuadrës mike u detyruan të largoheshin nga stadiumi 20 minuta para fishkëllimës së fundit.
Nëse do të kishin parë ndeshjen deri në fund ata do të kishin humbur tragetin e fundit dhe nuk do të ktheheshin në kohë në vendin e tyre bëjnë të ditur mediat vendase.
Ne ndeshjet e tjera, Strasburg humbi ndaj Toulouse 1:2. Stade Brest mundi Angers 4-0. AJ Auxerre pritën në stadiumin e tyre Montpellier HSC.
Mysafirët fituan pas dy golave të Stephy Mavididi nga minuta e 62-të dhe e 81-të.
Të dielën janë përballur skuadrat e Clermont dhe FC Nantes, ku ka lindur vetëm barazimi pa gola pas 90 minutash.
Futbollistët e OGC Nice kanë fituar në shtëpi ndaj LOSC Lille me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Gaetan Laborde në minutën e 34-të, kur nga afër e kaloi topin pas portierit kundërshtar pas një pasimi të Badredine Bouanani.