PSG shokohet në minutën e 6-të shtesë, ka pësuar gol dhe iu mohohet fitorja.
PSG ka barazuar me rezultat 1:1 me Reims-in.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zenel, u paraqit nga minuta e 75-të për Reims-in, duek shkaktuar senzacion me pikën që morën në Paris.
Mbappe, Neymar e Messi u befasuan nga rivali, kur kihet parasysh se parisienët nga minuta e 59-të mbeten me një lojtar me pak, kur Verratti u përjashtua me karton të kuq.
Neymar në minutën e 51-të ka shënuar për epërsinë e PSG-së, ndërsa Balogun ka barazuar shifrat 1:1 në minutën e 90+6.
Pas javës së 20-të në kampionatin francez, PSG kryeson me 48 pikë e Rems është i 11-ti me 26.