Evertoni i ka ofruar 40 milionë funte për mesfushorin e Chelseas, Conor Gallagher.
Kjo ofertë në adresën e të Kaltërve vjen teksa klubi nga Merseyside e ka intensifikuar luftën për mbijetësë në Premier Ligë.
Talenti i londinezëve nuk po gjen vend në formacionin bazë, dhe mund të kërkojë një destinacion të ri.
Në anën tjetër Evertoni po ngulmon që ta finalizojë këtë transfer në afatin kalimtar të janarit.