​Jorginho pranon kalimin te Arsenali

Futboll

​Jorginho pranon kalimin te Arsenali

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:04
​Jorginho

Njëri nga transferimet e mëdha që pritet të realizohet në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit është edhe kalimi i Jorginhos nga Chelsea te Arsenali.

Reprezentuesi italian mësohet se ka pranuar që ta kalojë në skuadrën e Mikel Artetas pasi është pikërisht trajneri spanjoll që po e kërkon me ngulm atë.

Sipas gazetari Fabrizio Romano, tashmë dy klubet londineze janë duke zhvilluar negociata intensive për kompletimin e këtij operacioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat