Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati, të dielën mbrëma ka shënuar një super gol për klubin hungarez Ujpest FC.
Skuadra ku luan fitoi ndeshjen 2:1 kundër Honved, më xhiron e 17-të në kampionatin hungarez, duke ikur nga zona e rrezikshme në tabelë.
Thotë se do të qëndroj në Ujpest deri në verë, porse këto ditë pati skuadra që e kërkuan.
Pret ftesë nga Kosova për ndeshjet e marsit, grup të cilin e sheh si të kalueshëm.
Kosova në mars do t’i nis ndeshjet kualifikuese për Evropian, kurse në grup janë: Zvicra, Romania, Bjellorusia, Izraeli dhe Andorra.