Arsenali është i dëshpëruar për përforcimin e mesfushës dhe tashmë në skenë del Jorginho i Chelsea-t.
Kontrata e mesfushorit italo-brazilian me “blutë” e Londrës skadon në qershor.
Zgjedhja e parë e “The Gunners” ishte Moise Caicedo, por Brighton nuk dëshiron të lejojë largimin e tij para verës së ardhshme.
Mediet britanike raportojnë se marrëveshja me Chelsea-n është arrirë dhe se Arsenal do paguajë 12 milionë paund plus bonuset për Jorginho-n.
Ndërkohë mesfushori do të firmosë deri në 2024-ën.