Joao Cancelo i ka dhënë fund aventurës së tij me Manchester Cityn pasi ka arritur marrëveshje me Bayernin e Mynihut.
Reprezentuesi portugez është përshëndetur me lojtarët e Manchester Cityty dhe më pas ka lëshuar një mesazh në rrjetet sociale duke e falënderuar klubin anglez për kohën e kaluar deri më sot.
“Njëherë qytetar, gjithmonë qytetar. Faleminderit”, ka shkruar João Cancelo në rrjetet sociale si një lamtumirë për Manchester Cityn, duke siguruar se pavarësisht largimit nga ekipi që përfaqësoi në tre sezonet e fundit, ai do të vazhdojë të jetë tifoz i klubit.
Cancelo do të zyrtarizohet si përforcim i Bayernit në orët në vijim.