Nga Ukraina në Gjeorgji, ish-mbrojtësi i Tiranës prezantohet te skuadra e re
Torpedo Kutaisi është klubi i ri i Ardit Tolit.
Mbrojtësi kampion me Tiranën është larguar nga ukrainasit e Vorskla Polltavës dhe sot është prezantuar nga klubi gjeorgjian, i cili po kryen fazën përgatitore në Turqi.
25-vjeccari nuk kaloi një periudhë të mirë në Ukrainë, ku nuk kishte shumë minuta në këmbë dhe për këtë arsye është gati për një aventurë të re me skuadrën gjeorgjiane.