Union Berlin do të jetë destinacion i ri i Iscos. Fatazisti do të provojë një eksperiencë të re në Gjermani, me ekipin kryeqytetas që ka arritur marrëveshjen me lojtarin. Ish-lojtari i Real Madrid nuk pati një aventurë të suksesshme te Sevilla, teksa u largua në fundin e dhjetorit nga ekipi ku u transferua në verë, për të kaluar në Gjermani.
Mesfushori tani do të kërkojë që të bëjë surprizën në Gjermani me ekipin që i ka surprizuar të gjithë gjatë këtij edicioni. Union Berlin e sheh veten në vendin e dytë të renditjes së Bundesligës me vetëm 1 pikë më pak se Bayern, kur janë luajtur 18 javë kampionat. Lojtari është paraqitur në Berlin teksa për 90 minuta ka kryer testet mjekësore.
Isco pritet që të jetë pjesë e Union Berlin deri në verën e vitit të ardhshëm e gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë që në ndeshjen e radhës me Mainz.
Pesë herë fituesi i Champions League do të luajë për herë të parë jashtë Spanjës, teksa në të shkuarën krahas Real Madrid dhe Sevilla ka luajtur dhe me Valencian dhe Malaga.