Redon Xhixha u largua nga Tirana dhe firmosi te Qarabag duke hedhur hapin më të madh në karrierë.
Në ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka debutuar me ekipin e ri në fitoren 3-1 ndaj Samaxi duke hyrë në fushë në minutën e 65.
Nuk duhen shumë minuta për të parë potencialin e këtij lojtari.
Nëpërmjet pasimeve dhe kombinimeve me shokët e skuadrës Xhixha ka shpalosur menjëherë aftësitë e tij.
Befasues dhe i paparishikueshëm ishte për kundërshtarët në ato pak minuta të luajtura, duke treguar se do të jetë vetëm çështje kohe fitimi i fanellës së titullarit.