Ylli i Hollivudit, Reese Witherspoon, është e përfolura për klubin e Premier League, Arsenalin.
Arsenali, skuadra e kapitenit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka një mbështetës të spikatur!
Siç tregon ylli i Hollivudit, Reese Witherspoon në një talk show, ajo dhe familja e saj janë tifoze të klubit londinez.
E pyetur nga moderatorja Jermaine Jenas, nëse do të dëshironte të investonte në klubin në Angli, ajo tha: "Nëse ka një vend të lirë në Arsenal, djemtë e mi dhe të gjithë të tjerët, do të jenë shumë të lumtur".
Ajo tashmë është duke investuar në MLS, shkruan media zvicerane “Blick”.
Witherspoon tregon se është edhe tifoze e PSG-së.
Witherspoon tashmë ka përvojë duke investuar në klube futbolli.