Interi po i afrohet takimit me Atalantën, sonte në mbrëmje në Kupën e Italisë, duke gjetur sërish Barellën, të pezulluar ndaj Cremonese dhe me një shans të mundshëm për Asllanin në mesfushë.
Në mbrojtje De Vrij për Acerbin, ndërsa Gosens duhet të jetë në të majtë me një konfirmim në të djathtë për Dumfries.
Më shumë minuta për Lukakun, por çifti i preferuar në sulm është ai i formuar nga Correa dhe Lautaro.
Këto janë zgjedhjet e mundshme të Inzaghit sipas Tuttosport: INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Gosens; Correa, Lautaro.