Llapi ka zhvilluar miqësoren e radhës në fazën përgatitore.
Llapjanët janë përballur me skuadrën nga Liga e Parë e Kosovës, FC Ulpianën.
Pas 90 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1.
Golin për Llapin e shënoi Erjon Morina pas asistimit nga Gentrit Limani.
Ndërkohë për vendasit realizoi kapiteni Fidan Gërbeshi.