Portieri shqiptar Etrit Berisha nuk po gjen hapësirë në Torino këtë sezon dhe sipas “Tuttosport” ai mund të largohet nga klubi.
Asnjë prezencë në Kupën e Italisë, zero minuta të luajtura në ligë. Ai nuk doli në fushë as në dy xhirot e para shumë të lehta të Kupës, ndaj Palermos dhe Cittadelës.
Gjithashtu Berisha luajti shumë pak në miqësore. Me sa duket marrëdhënia e tij me trajnerin Juriç nuk është e mirë për shkak se ai nuk aktivizohet më.
Por një dritë në fund të tunelit është ndezur sot për portierin pasi klubi anglez Southampton humbi portierin e dytë për shkak të një dëmtimi dhe zëvendësuesi tij mund të jetë pikërisht Berisha.
Sipas medias italiane klubi anglez nuk do ta kishte problem të paguajë rrogën e Etritit dhe për këtë arsye mund të nisin negociatat.