Nottingham Forest është afër që të transferojë më në fund portierin që dëshironte, pas ringjalljes së bisedimeve me Paris Saint-Germain për Keylor Navas.
Dje u konsiderua se nuk ka marrëveshje me portierin e Kosta Rikës, dhe Nottinghami diskutoi për të transferuar shokun e skuadrës së tij, Sergio Ricon dhe portierin e Sampdorias, Emil Aduero.
Kjo vjen pasi skuadra e Steve Cooper kërkon me ngulm për një zëvendësues, pasi portieri i parë, Dean Henderson pësoi një lëndim në kofshë në fillim të këtij muaji.
Trajneri tha në atë kohë se Henderson, i cili është i huazuar nga Manchester United, do të mungojë për rreth pesë javë.
Navas ka shumë përvojë dhe fitoi Ligën e Kampionëve tre herë gjatë pesë sezoneve të tij me Real Madridin.
Ai ka rënë në favor në Paris këtë sezon pas paraqitjeve të gardianit italian, Gianluigi Donnarumma.
36-vjeçari, i cili ka bërë 110 paraqitje për Kosta Rikën, mund të jetë një shtesë e shkëlqyer për Nottinghamin, pasi ky i fundit po kërkon të vazhdoj ngritjen në tabelën e Premier Ligës.